Në Green Cell synojmë që çdo klient të jetë i kënaqur me produktet tona. Ju lutemi lexoni me kujdes këtë politikë përpara blerjes.
Kthimi brenda 3 ditësh (produkt i papërdorur)
Nëse dëshironi të ktheni një produkt, kjo është e mundur brenda 3 (tre) ditësh nga data e blerjes, me kusht që produkti të mos jetë përdorur dhe të jetë në gjendjen origjinale. Pas marrjes së produktit, ai testohet dhe inspektohet nga ekipi ynë. Vetëm pasi të konfirmohet se produkti është i papërdorur dhe në gjendje të rregullt, procedohet me kthimin e vlerës monetare.
Garancia e produktit
Çdo produkt që shitet nga Green Cell shoqërohet me garancinë e vet, e cila specifikohet në momentin e blerjes. Afati dhe kushtet e garancisë ndryshojnë sipas produktit.
Zëvendësimi për defekt fabrikimi
Pas afatit 3-ditor, ose për produkte të përdorura, nuk ofrohet rimbursim në para. Në rast se një produkt rezulton me defekt fabrikimi, ai zëvendësohet me një produkt të ri ose me një ekuivalent të vlerës së njëjtë. Dallojmë:
- Produkte të prishura që në përdorimin e parë (defekt fabrikimi) — zëvendësohen me një produkt të ri.
- Produkte që prishen gjatë përdorimit për shkak defekti — zëvendësohen me një të ri ose ekuivalent.
Çfarë NUK mbulohet
E drejta e kthimit dhe garancia humbasin në rastet e mëposhtme:
- Ndryshime ose ndërhyrje të paautorizuara në produkt.
- Prishje fizike (dëmtime mekanike, rënie, thyerje).
- Mbingarkesa elektrike.
- Keqkonfigurim ose instalim i gabuar.
- Produkte të përdorura (për kthimin në para brenda 3 ditësh).
Si të procedoni
Për të nisur një kërkesë kthimi ose zëvendësimi, na kontaktoni në 067 70 80 111 ose admin@greencell.al, duke paraqitur faturën e blerjes dhe një përshkrim të problemit. Ekipi ynë do t’ju përgjigjet për hapat e mëtejshëm.